E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentja Jahjaga ngushëllon Oborrin e Habsburgëve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Oborrit të Habsburgëve me rastin e vdekjes së Arkidukës Oto von Habsburg.

“Me dhimbje të thellë mësova lajmin për vdekjen e Lartmadhërisë së tij Arkidukës Otto von Habsburg. Sot, Evropa ka humbur një politikan të shquar, ithtarin e madh të paqes dhe një kontribues për bashkimin e saj, ndërsa Kosova ka humbur një mik të pazëvendësueshëm i cili do të vlerësohet dhe përkujtohet përgjithmonë”, thuhet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit të presidentes, Jahjaga.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›