LDK: Kosovë-Serbi, marrëveshje të pazbatueshme

Grupi i Ekspertëve për Marrëdhënie Ndërkombëtare në LDK ka kritikuar ashpër arritjen e marrëveshjeve të Kosovës me Serbinë, duke thënë se ato janë ta pazbatueshme.
Një gjë e tillë ndodh sipas kësaj partie, pasi këto marrëveshje duhet të ratifikohen nga Kuvendi i Kosovës, në respektim të Kushtetutës dhe Rezolutës së Kuvendit për Bisedimet me Serbinë. Duke qenë se i konsideron si të pazabtueshme këto marrëveshje, LDK thotë se marrëveshjet janë personale ndërmjet Edita Tahiri, dhe negociatorit serb.
Partia më e madhe opozitare thekson se fakti që nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje, tregon se Kosova nuk është palë e barabartë në bisedime, dhe se janë joreale deklaratat e Tahirit, se bisedimet janë hap i Serbisë për të njohur Kosovën.