E Hënë, 2 Nëntor 2026

Presidentja Osmani takohet me Donald dhe Melania Trump në Vatikan para funeralit të Papa Françeskut

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Zonjën e Parë, Melania Trump, në Bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan, pak para fillimit të ceremonisë mortore të Papa Françeskut.

Takimi i shkurtër u zhvillua në ambientet e Vatikanit, ku liderë nga e gjithë bota janë mbledhur për të nderuar Atin e Shenjtë, i cili u nda nga jeta më 21 prill, në moshën 88-vjeçare. Sipas Zyrës për Informim të Presidencës së Kosovës, Osmani pati një bisedë miqësore me çiftin presidencial amerikan, para nisjes së ceremonisë.

Papa Françesku, i njohur për thjeshtësinë, përkushtimin ndaj të varfërve dhe thirrjet e vazhdueshme për paqe, do të prehet në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë, jashtë Vatikanit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›