E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentja e “ACR”: Të diskutojmë për zgjidhje

Presidentja e kompanisë "ACR", znj. Skatche-Depich, i është drejtuar sot me një mesazh të gjithë minatorëve të Bulqizës duke i pohuar se është aty për t`i dhënë një zgjidhje situatës së krijuar. Ajo ka ftuar që minatorët të zgjedhin një përfaqësi prej katër vetash për t`u takuar me të.

"Jam këtu që bashkërisht të gjejmë një zgjidhje. Besoj se çdonjëri nga ju pret të kalojë Bajramin sa më mirë dhe të ketë një të ardhme më të mirë. Unë jam këtu që t`i bëj të mundura të dyja. Ftoj katër minatorë, vetëm punonjës të ACR, që të takohen me mua, të diskutojmë bashkërisht dhe të gjejmë zgjidhjen”, shprehet presidentja e “ACR”.
 

Znj. Skatche-Depich premton se përveç përmirësimit të kushteve të punës, do të punohet edhe për hapjen e galerive të reja të thellësisë, një kërkesë tjetër e minatorëve kjo. “Le të përkushtohemi të gjithë në hapjen e pusit të thellësisë por për ta bërë këtë ju duhet ti ktheheni punës”, u shpreh ajo.
 

“ACR” vazhdon të jetë e hapur për bisedime me minatorët e kompanisë për të gjetur një zgjidhje për kërkesat e minatorëve, pjesën më të madhe të së cilave kompania deklaron se i ka plotësuar.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›