E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi: KS i OKB-së, të njoh të drejtën tonë

Në prag të seancës së rregullt të Këshillit të Sigurimit, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ka bërë të ditur se përveç raportimeve për progresin në Kosovë që do ta bëjë Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, pret që Këshilli i Sigurimit të mundësojë shtrirjen e autoritetit në tërë Kosovën.
 

“Ne presim që Këshilli i Sigurimit të na jap mundësinë që Kosova ta ushtrojë autoritetin e vetë në gjithë territorin, po ashtu presim që ky Këshill të njoh të drejtën legjitime për të shtrirë rendin dhe ligjin, dhe unë besoj se ajo ç`ka kërkojmë ne është në përputhje me kartë e OKB-së”, ka thënë Kuçi.
 

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit mbahet në sot në ora 10:00 sipas kohës lokale në New York.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›