Presidentja e BE në Kryeministri, Rama shtyn protestuesit larg zyrës që të mos i shoh Von der Leyen

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Kryeministri, ku është pritur me ceremoni nga kryeministri Edi Rama.
Dy liderët u takuan rreth orës 17:00 dhe ndiqet më pas nga një konferencë të përbashkët për mediat. Më pas, agjenda e shefes së ekzekutivit europian do të vijojë me takimin me Presidentin Bajram Begaj, rreth orës 18:30.
Vizita e von der Leyen zhvillohet në një moment kur mediat ndërkombëtare raportojnë se Brukseli po përgatitet të jetë më konkret, me data dhe afate, në raport me disa vende kandidate për anëtarësim në BE, mes tyre Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia.
Ndërkohë protestues janë drejtuar në zonën e Kryeministrisë në shenjë proteste. Policia ka marrë masa sigurie dhe ka vendosur një kordon te ura në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke penguar kalimin e protestuesve në drejtim të godinës së qeverisë duke i fshehur ata nga sytë e Ursula von der Leyen. .a.b