SHBA, rrihet nga mësuesi dhe nxënësit një 13-vjeçar

Nuk mungojnë skandalet në Shtetet e Bashkuara. Këtë radhë protagonist i ngjarjes është bërë një fëmijë 13 vjeçar, i cili dhunohet nga shokët e klasës së tij, por tragjedia nuk përfundon këtu, pasi këtij fenomeni të shëmtuar i është bashkuar edhe një ndër mësuesit e tij. Ngjarja ka ndodhur në një nga shkollat e Washingtonit, është filmuar me një aparat celular dhe është publikuar në internet. Në pamjet e filmuara shfaqet profesori John Rosi, i cili merr pjesë në një akt detyrues kundër 13 vjeçarit. Prindërit e fëmjës ishin tronditur së tepërmi së fundmi, kur djali i tyre kishte manifestuar tendenza vetëvrasëse. Djali nuk dëshironte të shkonte më në shkollë sepse dhunohej nga shokët e tij. Pamjet e filmuara bënë që të kuptohej keqtrajtimit i 13-vjeçarit. Video shkaktoi skandal në SHBA dhe penalizon mësuesin e nxënësit, John Rosi, i akuzuar nga prindërit e fëmijës për pjesëmarrje në akte dhune dhe detyruese. Ngjarja ka ndodhur në shkurt, por video është publikuar së fundmi, dhe në të, dhjetëra nxënës tërheqin 13 vjecçarin nga duart dhe këmbët, i vendosi karrigen mbi të, për të mos lëvizur, i shkruajnë tek këmbët dhe i vendosin çorape në gojë. Por në vend që ta ndalonte këtë fakt, profesori është bashkuar me fëmijët e tjerë.