E Shtunë, 31 Tetor 2026

Proçesi ndaj Karaxhiç, Gjykata refuzon kërkesën për gjykim të ri

Gjykata e OKB-së për krime lufte ka refuzuar një kërkesë të liderit të serbëve të Bosnjes gjatë kohës së luftës, Radovan Karaxhiç për një proces të ri gjykimi.

Karaxhiç po gjykohet që nga tetori i vitit 2009 nën akuzat për krime lufte, përfshirë edhe ato për genocid gjatë luftës së Bosnjes së viteve 1992-1995, ndërsa ka deklaruar se nuk është fajtor për akuzat që rëndojnë mbi të.

Muajin e kaluar ai kërkoi nga Gjykata një proces të ri, duke akuzuar Prokurorët se janë vonuar në paraqitjen e dëshmive që do të ishin në favor të ekipit mbrojtës të tij.

Vendimi i së hënës i Gjykatës tha se vonesat në zbulimin e dëshmive nuk e kanë cenuar të drejtën e Karaxhiçit për një proces korrekt gjyqësor.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›