E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia e Bhutos, gati Kryeministrin, është ish-zëdhënësi

Partia e Kryeministres së vrarë, Benazir Bhuto, ka emëruar kandidatin për Kryeministër të ri të vendit, pas fitores në zgjedhjet e muajit të kaluar. Partia e Popullit e Pakistanit emëroi ish-zëdhënësin e saj, Jusuf Raza Gilani, për postin e personit që do të drejtojë qeverinë e koalicionit me ish-Kryeministrin e vendit Nawaz Sharif. Sipas analistëve, një kandidaturë e tillë është e favorshme për më tepër që nga koalicioni qeveritar pritet që t‘i bjerë fuqia edhe Presidentit të vendit, Musharaf, i cili deri tani ka një pushtet shumë të madh. Zgjedhja e djeshme ishte vendim i burrit të ish-kryeministres së ndjerë, i cili është edhe lideri i partisë. Vetë ai mund të dëshirojë të bëhet Kryeministër në të ardhmen, por jo në këtë moment. Ka pasur edhe kandidatë të tjerë në garën për t‘u përzgjedhur në postin e Kryeministrit si vetë zëvendëskryetari i partisë, Fahim, i cili është një njeri i fuqishëm dhe i pushtetshëm. Shkaku i vërtetë i moszgjidhjes së këtij të fundit mund të jetë se vetë Zardari e konsideron zëvendësin e partisë si një rival të mundshëm e të drejtpërdrejtë të tij. Për sa i përket qeverisë së re, ajo një nga detyrat e saj do të ketë negocimin me militantët dhe do të përpiqet që të mbajë një balancë qeverisjeje për të zbehur sa më shumë dhunën islamike në vend. Partia e Bhutos ka qenë në bisedime të vazhdueshme për formimin e koalicionit që pas fitores së zgjedhjeve në 18 shkurtin që shkoi. Për sa i përket Presidentit Musharaf, i cili erdhi në fuqi me anë të një grushti shteti në vitin 1999 ai humbi rëndë në zgjedhjet e fundit dhe gjithnjë e më tepër po shfaqet si një figurë politike e izoluar.
SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›