E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rebelohen kurdët turq, përleshen me policinë

Është rënduar shumë situata në disa qytete të Turqisë mes forcave të policisë dhe demonstruesve kurdë, të cilët kanë dashur, por nuk janë lejuar që të festojnë një traditë të tyren të hershme, festivalin e pranverës. Dhjetëra persona civilë janë goditur dhe shumë të tjerë janë arrestuar gjatë protestave. Protestat janë zhvilluar në shumë qytete të vendeve të vogla e të mëdha, kryesisht në ato që kanë një përqendrim të madh të popullsisë kurde. Në një nga më të egrat e tyre, policia vuri në përdorim gazin lotsjellës dhe tubat e ujit kundër protestuesve, të cilët ndër të tjera kthyen manifestimin e tyre në një tribunë të lëshimit të parullave pro Partisë Punëtore të Kurdistanit. Situata e rëndë e djeshme pason atë të një muaji më parë, e cila ishte shumë e agravuar, por gjithsesi, ndodhi në kufirin e Turqisë me Irakun. Një muaj më parë, ushtria turke ndërhyri në veri të Irakut, duke shkaktuar një tension të madh jo vetëm në Irak, por edhe te vetë amerikanët. Për sa u përket protestave të djeshme, pamjet e shfaqura në televizion flisnin për një rëndim të situatës dhe protestuesit, të cilët në vend që të festonin festivalin e tyre tradicional të pranverës u ndaluan ta bënin një gjë të tillë ishin shumë të acaruar. Në të gjitha rastet janë raportuar përleshje, arrestime dhe të plagosur. Ky ndalim nga ana e policisë turke, shkaktoi edhe deklarimet e thirrjeve pro Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit dhe liderit kurd, Oçalan. Për sa i takon Turqisë, ajo ka bërë të ditur se ofensiva e saj njëjavore në Kurdistan muajin e kaluar kishte pasur si qëllim asgjësimin e një baze kurdësh rebelë me rreth 3000 persona. Sipas burimeve ushtarake turke, në këtë ofensivë humbën jetën 200 militantë të Partisë Punëtore të Kurdistanit, ndërkohë që nga pala turke u vranë rreth 30 ushtarë.
SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›