Presim njohje të reja, thotë Thaçi në mbledhjen e Qeverisë

Prishtinë, 12 gusht - Nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi sot është mbajtur mbledhja e 139-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në hapje kryeministri Thaçi ka thënë se institucionet shtetërore të Kosovës po përgatiten seriozisht për mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për 14 shtator. Në këtë kohë, një delegacion i lartë i Republikës së Kosovës do të jetë në Nju Jork. “Pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka respektuar vullnetin e popullit të Kosovës dhe ka legjitimuar shpalljen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, presim të vijnë edhe njohje të reja nga shumë shtete të botës”, ka thënë Thaçi
Siç njoftohet nëpërmjet një komunikate, në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar Projektligjin për Industrinë e Sigurisë Private. Qëllimi kryesore i këtij Projektligji është që në mënyrë unike të përcaktoj rregullat ligjore lidhur me subjektet që ushtrojnë veprimtarinë private të sigurimit si dhe marrjen e licencave në organin kompetent. Me këtë projektligj përcakton procedurat për licencim, verifikimin, kushtet dhe kontrollimi i këtyre subjekteve.
Në mbledhje, Qeveria ka miratuar gjithashtu edhe Projektligjin për pajisje me armë, municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara për siguri. Projektligji përcakton dispozitat ligjore për pajisjen me armë, municion dhe pajisje përkatëse për siguri për institucionet e autorizuara shtetërore për siguri. Projektligji adreson edhe të gjitha çështjet të cilat kanë të bëjnë me prodhimin, riparimin, tregtinë, importin, eksportin, sigurinë gjatë deponimit dhe transportit dhe vlerësimin e përputhshmërisë me kushtet për armët, municionin dhe pajisjet përkatëse për siguri.
Edhe Udhëzimi administrativ për ushtrimin e kontrollit kufitar është aprovuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme. Ky Udhëzimi Administrativ rregullon ushtrimin e kontrollit kufitar nga zyrtarët e autorizuar, për të siguruar se personat, mallrat dhe mjetet e transportit janë të autorizuara të hyjnë ose dalin nga Republika e Kosovës. Kontrolli kufitar është në kuadër të kompetencave të Policisë Kufitare, Doganës së Kosovës dhe Agjencionit të Veterinës dhe Ushqimit. Kontrolli kufitar përfshin kontrollin e personave dhe dokumenteve të udhëtimit, kontrollin e mjeteve të transportit dhe kontrollin e mallrave dhe objekteve, që kryhen brenda zonës së kalimit të kufirit,para kalimit të kufirit shtetëror ose menjëherë pas kalimit të kufirit shtetëror.
Qeveria ka miratuar kërkesën e FSK-së për mbulimin e kërkesave financiare të bartjes së kompetencave tek FSK lidhur me shkatërrimin e mjeteve eksploduese të pashpërthyera kompetencë kjo që deri tani ka qenë e KFOR-it.
Ministri Fatmir Limaj ka njoftuar kabinetin qeveritar lidhur me ceremoninë e formalizmit të kontratës për koncesionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës e cila do të bëhet sot me Konzorciumin turko – francez Limak-Lion.