Elementet kryesore të Rezolutës 1244 janë zbatuar

Prishtinë, 12 gusht - Ambasadori Albert Rohan konsideron se do të ishte e logjikshme që Këshilli i Sigurimit të nxjerrë një vendim të ri për shkak se elementet kryesore të Rezolutës 1244 janë zbatuar.
Në një bisedë për Express, ish-Emisari në bisedimet për statusin e Kosovës ka komentuar kërkesën e Ministrit Skënder Hyseni që Këshilli i Sigurimit të zëvendësojë 1244’shin me një rezolutë të re.
Rohan thotë se në elementet kryesore të saj – ndalja e represionit ndaj popullit të Kosovës, largimi i forcave jugosllave të sigurisë, aranzhimet për një administrim të përkohshëm si dhe procesi politik për caktimin e statusit të Kosovës – Rezoluta 1244 është zbatuar.
“Kështu që do të ishte logjike që Këshilli i Sigurimit të pranojë këtë fakt me një vendim të ri.”, ka thënë ai. Por, sipas tij, duke marrë parasysh qëndrimin pro-serb të Rusisë, askush nuk pret që kërkesa për anulim të Rezolutës 1244 mund të kalojë në një të ardhme të afërt. Këtë e thekson edhe Ambasadori Rohan.
“është e qartë se një hap i tillë është shumë joreal, meqenëse Rusia do të përdorte veton ndaj çdo iniciative në këtë drejtim”.
Rohan mendon se strategjia më e mirë do të ishte të thuhet se 1244 është zbatuar, ose është bërë e papërdorshme nga pavarësia e Kosovës. “Ajo tani është pjesë e historisë dhe nuk ka asnjë rëndësi për situatën në Kosovës”, thotë ai.
Ambasadori Rohan për Express ka folur edhe rreth pranisë ndërkombëtare në Kosovë.
Për UNMIK’un thotë se me shpalljen e pavarësisë ka humbur funksionet kryesore të tij, përkatësisht administrimin e vendit si dhe ka zvogëluar në mënyrë substanciale praninë në Kosovë. Duke theksuar se në bazë të Rezolutës 1244 UNMIK’u do të rrijë në Kosovë derisa Këshilli i Sigurimit të vendosë ndryshe, Rohan përmend një opsion përmes të cilit UNMIK’u do të detyrohej të shkojë në shtëpi edhe pa shfuqizim të rezolutës aktuale. Por, megjithatë, nuk e rekomandon këtë.
“Kosova natyrisht se mundet të shpallë se në rrethanat e reja UNMIK’u nuk është më i mirëseardhur, gjë që sipas të gjitha gjasave do të çonte në largimin e tij. Mirëpo, për aq kohë sa UNMIK’u mund të jetë i dobishëm, është gjë e mençur e qeverisë që të pranojë prezencën reziduale të këtij misioni”.
Ish-Emisari ka komentuar edhe për praninë e re ndërkombëtare, ICO dhe EULEX, e vendosur në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë në përputhje me provizionet e Planit
Ahtisaari. Dy vjet e gjysmë pas instalimit të këtyre organizatave, Kryeministri Hashim Thaçi vlerëson se pavarësisë së mbikëqyrur i ka ardhur fundi për shkak se është zbatuar 90 për qind e pakos së Ahtisaarit. Kryeministri duket se e ka fjalën kryesisht për Zyrën Civile Ndërkombëtare dhe kreun e saj, Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar (ICR), që janë mandatar të mbikëqyrin zbatimin e këtij plani.