Hajduti i kompjuterit kërkon falje vjedh edhe lap-topin
Një hajdut i pafytyrë ka telefonuar në shtëpinë e viktimës së tij, duke shprehur keqardhjen se i kishte vjedhur kompjuterin, pak përpara se ti vidhte edhe lap-topin e ri që kishte zëvendësuar kompjuterin e vjetër. Ivan Barker, 21 vjeç, në Britani, vodhi në shtëpinë e një njeriu që jetonte në karrocë me rrota. Ai mori në telefon tre muaj pas vjedhjes së parë dhe kërkoi falje që kishte marrë kompjuterin dhe cigaret e viktimës së tij. Por, pasi e kishte bindur atë se dëshironte ti bënte një vizitë për të kërkuar falje, Barker u ftua brenda shtëpisë së viktimës, kësaj radhe vullnetarisht, ku mjaftuan vetëm pak sekonda për ti vjedhur edhe lap-topin zëvendësues. Veç kësaj, edhe 100 paketa cigare.