E Diel, 1 Nëntor 2026

Presion ndaj doganierit të Kakavijës, policia arreston dy shtetas në flagrancë Dogana e Kakavijës

Mëngjesin e sotëm, specialistët e Sektorit Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit Bashkim Dushi, i datëlindjes 1950, lindur dhe banues në Shkodër dhe Julian Gjinaj, i datëlindjes 1979, lindur dhe banues në Shkodër. Sipas policisë së Gjirokastrës, arrestimi i tyre u bë për shkak se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet presionit, i kanë kërkuar një shtetasi me detyrë doganier në Pikën Doganore Kakavijë që të paguajë një shumë prej 1500 Euro, kundrejt mospublikimit të një materiali filmik komprometues që pretendonin se ja kishte bërë këtij doganieri , një shtetas me inicialet E. D. “Shtetasit të arrestuar Julian Gjini i është sekuestruar edhe shuma prej 1500 Euro të cilat ja kishte marrë doganierit të Pikës doganore Kakavijë”, bëri të ditur përmes një deklarate për shtyp, policia e Gjirokastrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›