Protagonizmi i bejlurçinave të sotme
Mjaftoi vetëdeklarimi si homoseksual i një lezhjani të panjohur në ‘Big Brother’, që të tronditej në themel e gjithë shoqëria shqiptare . Analistë të shquar e qytetarë të zakontë, të rinj e pleq, qytete e katunde, televizione e gazeta, politikanë e protestues, ojëfëistë të shqetësuar për të drejtat e njeriut, diplomatë të rëndësishëm, emisione, debate, shkrime, e-maile, priftërinj e hoxhallarë…të gjithë pra u përfshinë në një kërleshje të paparë pro e kundër njëri-tjetrit! Hataja u bë sakaq!
U lanë mënjanë dhe u harrua hapja/mos hapja e kutive, Ruzhdija, përmbytjet në Shkodër, Lazarati, vizat, legalizimet, vjedhja disa milionëshe me faturat e energjisë, tuneli i shembur i Kalimashit, bojkoti i opozitës, gjyqi absurd (për procedura) i Gërdecit, kriza domino e Greqisë, aksidentet nëpër rrugë, vrasjet e vetëvrasjet e përditshme, komisioni i Venecias, çmimet, pushimet e shkurtimet nga puna, si dhe…e lagu apo nuk e lagu Kuvendi i Jozefinës në seancën e fundit!…Të gjitha këto e plot të tjera si këto u dukën kryekrejt të parëndësishme përballë një homoseksuali të vetëshpallur; madje-madje edhe vizita e shumëpritur në Tiranë e një Stefan Fule, të porsaemëruar si komisioner i BE-së për Ballkanin, i cili do të vinte këtu që të vendoste rregull mes pozitë-opozitës tonë, edhe ardhja e mëpasme e parlamentarëve europianë Kukan e Fajon, por edhe vizita “historike” e Metës në Beograd nuk mori atë ngjyresë nacionaliste që mori dikur takimi i Nanos me Milosheviçin në Kretë.
U vu pra në qendër të vëmendjes të opinionit mbarëshqiptar Klodi, që spostoi si me magji të gjitha këto ngjarje, që u vu mbi axhendat dhe mbi prioritetet e qeverisë e të partive, sepse ky, me apo pa dashje, i shtyrë nga dëshira për protagonizëm apo nga sinqeriteti i një homoseksuali të fyer e të nëpërkëmbur, vetëm me një fjali të vetme, të thënë live në ekran, papritur e pa kujtuar u duk sikur hodhi në kandar e në dyshim të gjithë nderin e mbetur të Shqipërisë, pra jo vetëm të familjes dhe të qytetit të tij legjendar, Lezhës! Ishte hera e parë në historinë tonë moderne, po edhe kahershme, që në një qytet të Shqipërisë të bëhej një demonstratë civile për “çështjen e nderit” të…të një - me nder!- prapanice!
Sepse, bota mbarë e di dhe nuk duhet të harrojë kurrë që për një copë nder, për namuz e për lavdi kombëtare ne shqiptarët nuk të falim, d.m.th të marrim gjak në vetull! A nuk i treguam vendin edhe Berluskonit pak ditë më parë?
***
Pa hyrë në debatin e padobishëm nëse ia vlen apo nuk ia vlen të merresh me këtë ngjarje, që në të vërtetë është më vulgare se e ububushme, pasi ndodhia në fjalë nuk ka dhe aq lidhje me të drejtat e njeriut (sepse ky Klodi nuk doli dhe tha që shoqëria shqiptare po e persekutonte për këtë shkak), por hollë-hollë nuk ka lidhje madje as me shkeljen e privacisë së tij, pasi ai homoseksualitetin e shpalli vetë e nuk ia zbuloi kurrkush pa leje apo me përdhunë; ndaj kjo ngjarje ndoshta merr një farë rëndësie për hulumtim vetëm nga fakti se në katundin tonë të madh Shqipëri tashmë është bërë shumë e lehtë të bëhesh i shquar; se sot fare kollaj mund të tërheqësh zvarrë vëmendjen e publikut; se sot nuk është e vështirë të biesh në sy, të fitosh famë e lavdi të pamerituar, madje edhe të detyrosh historinë të të ndjekë pas së gjalli e të bëhesh n’daç deputet, kryeministër, President Republike, kryetar gjykate, etj, madje edhe akademik; me një fjalë të mbahesh mend për tërë jetën, jo duke bërë vepra të dobishme për popullin e shoqërinë, por duke shpallur perversitete, amoralitet e paudhësira të pashembullta, me kusht ama që këto të bëhen publike, para kamerave, sigurisht pa e bërë qejfin qeder se ç’do të thotë mileti!
Besoj se ky përfundim nuk mund të kundërshtohet prej rastit të mësipërm, as edhe nga rrëmbimi spektakolar i një vajze që bëri një djalosh para kamerave në mes të Tiranës…Shkrimtari rus çehov ka një tregim me një anonim të harruar që iu hodh karrocës që të vritej, vetëm që emri i tij të dilte në kronikën e zezë të gazetës së provincës së tij të humbur…Vetëm kështu ai besonte se do t’i jepte kuptim jetës së vet! Por dukuria jonë e protagonizmit të trashëguar që nga koha e bejlurçinave të halldupërve, tashmë e ka kapërcyer sfidën e sakrificës për të hyrë domosdo në kolonën e një kronike të zezë, pasi sot mjetet mediatike janë më të fuqishme dhe natyrisht edhe më të gatshme për të të bërë të shquar brenda një dite!
Këtë mundësi po e shfrytëzojnë me sukses të plotë bejlurçinat e sotme mediatike. Tashmë kjo dukuri bie në sy jo vetëm në jetën publike, nëpër ekrane e nëpër gazeta kur anonimë të çfarëdoshëm vetëshpallen të shquar në art e në kulturë, gjasme me vlera të spikatura, ca të prejardhur medemek nga “familje të mëdha” e ca me mastera jashtë shtetit…Por, më së shumti protagonizmi i bejlurçinave të kësollojtë vihet re në jetën politike të shoqërisë, nëpër partira kur vëmendjen e kryetarit të partisë, e më pas edhe të militantëve, lipset ta tërheqë e ai që rrëfehet e dëshmohet, me ndihmën e arrogancës, gënjeshtrës, pafytyrësisë, paudhësisë, amoralitetit dhe një harbutërie që shumëkujt ngjall neveri e krupë…Ky tip social, tepër i përhapur vitet e fundit bëhet shpejt efektiv, pasi provon se është i gatshëm të bëhet me dëshirë e “vullnet të lirë” pis, qoftë edhe duke shpifur, rrahur apo sharë nga nëna e nga motra çdo “armik”të partisë…
Në Ruzhdije, shumica e fshatarëve thonë zëplotë se kishin pas qenë të persekutuar nga regjimi i kaluar e më pas, pothuaj të gjithë, duke e parë kamerën në sy, pasi e mohuan rrahjen e një komisioneri (bashkëfshatar i tyre) për arsye politike, nuk pranuan që ishin bërë manipulime në votimet e 28 qershorit, edhe pse në kutinë e Rruzhdijes, organet e Drejtësisë provuan të kundërtën. Kjo për shumëkënd duket më se normale. Por, pyetjet janë më se të thjeshta: nëse ata fshatarë vërtet kanë pas qenë të persekutuar, pra nëse ata në kurrizin e tyre kanë provuar padrejtësinë dhe propagandën e gënjeshtrës e të diskriminimit të PP-së, deri edhe denoncimet e rrema, si mundet pra që po këta njerëz të vuajtur nga diktatura të bëjnë në demokraci të njëjtën gjë? Nëse ata gënjejnë në dritë të diellit, a ka fshati Rruzhdije një opinion publik, si e kishte dikur çdo fshat, me apo pa Kanun, kur në rast se dikush guxonte të gënjente në sy të fshatit, ai do të ndëshkohej, në mos do të dëbohej e me fisin e tij kurrkush nuk do të lidhte krushqi? A kanë ata burra familje, fëmijë, fis e farefis me të cilët do të jenë të detyruar të bashkëjetojnë nëpërmjet ndershmërisë reciproke?
Jo, këto pyetje asesi nuk kanë për qëllim të venë në pozitë vështirë katundarët e Rruzhdijes, pasi besoj se ata janë më të mençur se kaq; ata e dinë, si shumica e shqiptarëve, se sot është e vështirë të thuash dhe të mbrosh të vërtetën, e ndoshta nuk ia vlen (pse, mos ka pak që i janë dorëzuar kësaj dobësie?!) të sakrifikosh e t’i kundërvihesh partisë në pushtet, aq më tepër kur nëpër zgjedhje dalin hapur koburet që vihen në kokë të kundërshtarëve! Tekefundit, kjo është e njëjta gjë që bëjnë edhe nëpunësit apo mësuesit të cilët, për të mbrojtur vendin e punës, janë gati t’i thonë edhe derrit dajë! E pra, a është më e fajshme shfaqja e Klodit si gej, apo prapanica e këtyre nëpunësve të lartë apo të ulët?
Sepse, nuk ka shqiptar që nuk e di se sot nuk mund të bësh dot kurrën e kurrës karrierë në administratë nëse nuk jep prova të tilla prej faqeziu arrogant nëpër partira! është modeli që na servir ky lloj sistemi i kryetokracisë të markës shqiptare, të instaluar tashmë edhe me ndryshimet kushtetuese, kur asnjë organ shtetëror, asnjë gjykatë nuk ka as të drejtë, dhe as mundësi të kufizojë dhe të verë fre mbi pushtetin e pakufizuar të kryetarëve të partive në pushtet! Por, për këtë askush nuk ka ndërmend të protestojë dhe as të thotë një fjalë! Sepse, ne i jemi dorëzuar pa kushte kësaj “meritokracie” pa asnjë kriter, përveçse atij nepotik, tarrafor e sidomos të teserës së partisë. Ky është sistemi kryetarokrat që ka zaptuar jo vetëm të gjitha institucionet dhe pushtetet e sotme, po mund të të bëjë edhe njeri publik, ose të të lërë një anonim të mjerë province! Mund të të lerë të papunë, ose të të bëjë ministër! Mund të gdhihesh i shquar, VIP, ose të detyrohesh, në mënyrë “demokratike”, të ikësh nga sytë këmbët nga atdheu se…se nuk të ka mbetur tjetër rrugë, përveçse t’ia fusësh vetes!
Kështu pra, nëse do që të bësh shpejt e shpejt prokopi, pasuri e lavdi, fatura e vetme që duhet të paguash është më e thjeshtë se faturat e celularit apo të energjisë elektrike: duhet ta bësh publikisht përditë e përnatë surratin dhe emrin tënd sa më blozë! Duhet pra që të dalësh në ndonjë televizion dhe t’i biesh në sy një kryetari partie, dava më mirë kryeministrit, që ky të besojë se ti dhe vetëm ti je gati të japësh edhe nderin e familjes e të gjithë xhinsit për kryetarin e partisë përkatëse!
Kështu pra, nëse Kuvendi do të jetë i detyruar nga Brukseli të miratojë së afërmi ligjin për mosdiskriminimin e homoseksualëve, për mbrojtjen e qytetarëve të zakontë, për vendosjen e kritereve në administratën civile, për një konkurrencë të ndershme në sistemin e vlerave, si dhe për barazinë e qytetarëve para ligjit etj, etj, hë për hë nuk ka e nuk mund të ketë asnjë nismë, sa kohë në shoqërinë tonë ligjin e bën kryetarokracia! Kjo e ka shkërbërë në themel moralin, sistemin e vlerave dhe kuptimin e nderit në shoqërinë tonë!