Dhuna ne stadiume, FSHF ndeshkon Kategorine e dyte
TIRANE- Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ndëshkoi sot dhunën e shfaqur në fushën e futbollit fundjavën e shkuar.
Ndëshkimet më të ashpra janë dhënë në Kategorinë e Dytë ku disa ndeshje u përfshinë nga skena dhune. Zv/trajneri i ekipit të Laçit, Kastriot Rama eshtë dënuar me 2 ndeshje pezullim, si dheu gjobit me 30.000 lekë për shkak të incidenteve të ndodhura në ndeshjen Vllaznia - Laçi,në superligë.
Po për këtë ndeshje u ndëshkua 1 ndeshje pezullim si dhe u gjobit me 10.000 lekë drejtuesi i KF Vllaznia, Kujtim Shaba, për fyerje të arbitrave.
Në Kategorinë e Dytë u ndëshkuan futbollisti i ekipit të Luzit, Anxhelo Suta dhe futbollisti i Erzenit të Shijakut, Marlond Dollaku, për gjeste fyese dhe provokuese me njëri-tjetrin.
FSHF vendos të pezullojë me 4 ndeshje si dhe të gjobisë me 50.000 lekë skuadrën e Maliqit . Penalizime dhe për lojtarët, zyrtarët e klubit.Pezullim ndeshjeje dhe për Përparimin, klubin e Tomorrit.
(s.g/BalkanWeb)