E Diel, 1 Nëntor 2026

Komandot e liruara nga detyra, Berdo: 29 nënoficerët mund t’i drejtohen gjykatës Komandot shqiptare

Komandi i Forcës Tokësore, Gjeneral Viktor Berdo, deklaroi sot se 29 nënoficerët e liruar nga detyra të regjimit komando që kanë shërbyer në misionin paqeruajtës në Afganistan mund t’i drejtohen gjykatës për të kundërshtuar vendimin. “Ne kemi vepruar në bazë të shkallës së fajit dhe kompetencave që më jep ligji. Komando kanë shkelur statusin e ushtarakut te republikës së Shqipërisë në atë që kanë nënshkruar një kontratë kolektive ultimative, veprim që nuk duhet ta bëjnë se kanë kufizime ligjore”, deklaroi Berdo. Sipas tij, nëse ata ankohen është e drejtë e gjykatës. Ai tha është zbatuar vetëm ligjin, kompetencat që jep ligji në raport me përgjegjësisë që ata kanë. Komandi i Forcës Tokësore theksoi se ata nuk shërbejnë më në Forcat e Armatosura për sa kohë janë ndëshkuar në bazë të ligjit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›