Presion për ligj

Edhe përkundër angazhimeve të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, që Ligji për Prishtinën të aprovohet sa më parë, kjo nuk ka ndodhur.
Gjatë një konference të shtabit zgjedhor vitin e kaluar, në kohën e fushatës parazgjedhore për kryetar komunash, Isa Mustafa pati thënë se ky ligj në prill të vitit 2009, me rekomandim të MAPL-së, ka shkuar në Qeverinë e Kosovës.
“Në po të njëjtën datë ka marrë edhe certifikatën e përshtatshmërisë nga sekretari i përhershëm në zyrën e kryeministrit, ku thuhet se ky ligj duhet të aprovohet”.
Sidoqoftë, ky ligj është miratuar nga qeveria, por ende nuk është proceduar për shqyrtim dhe miratim të mëtutjeshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Përveç zyrtarëve komunalë të Prishtinës, për miratim të tij ka filluar të bëhet presion edhe nga ana e zyrtarë të Ministrisë Administrimit dhe Pushtetit Lokal.
Sadri Ferati, ministër i MAPL-së, në një takim me Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Medie, tha se projektligji për kryeqytetin është proceduar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“Ne e kemi përfunduar punën tonë, tash mbetet që Kuvendi ta kryejë punën e tij për miratim”, ka thënë Ferati gjatë këtij takimi.
Si arsyetim për mosmiratimit të këtij ligji, Kuvendi pati thënë se është dhënë kostoja e lartë që ka ky projektligj, në shumën prej rreth 8 milionë eurosh në vit. Prandaj edhe akoma nuk ka hyrë në procedurë shqyrtimi për miratim të këtij ligji.
Që nga ajo kohë zyrtarët e Komunës së Prishtinës po arsyetohen se, si pasojë e mosmiratimit të këtij ligji, Komuna nuk po mund të bëjë më të mirën për qytetarët dhe qytetin.
Muhamet Gashit, zëdhënës Komunës së Prishtinës, thotë se ky ligj është i domosdoshëm për funksionimin e Prishtinës.
“Mungesa e tij është duke u shkaktuar qytetarëve dëme të mëdha dhe në të njëjtën kohë pengesa të shumëllojshme në zhvillimin dhe avancimin e interesit publik”, sqaron Gashi për Express.
Ai u arsyetua se si pasojë e mosmiratimit të këtij ligji, Komuna nuk ka buxhet.
“Po të miratohej ky ligj, Komuna do t’i kishte të hyrat e veta. Do të rregulloheshin shumë çështje që janë në interes të qytetarëve, do të kishte shërbime më të mira për ta”, u shpreh Gashi.
Sipas tij, Komuna e Prishtinës aktualisht ka statusin e njëjtë me komunat e tjera, edhe pse është kryeqytet.
Ndërsa për opozitën këto arsyetime nga ana zyrtarëve komunalë janë të kota.
Shemsi Veseli, shef i grupit parlamentar në Kuvendin Komunal të Prishtinës nga PDK, tregon se ligji nuk paraqet pengesë për Komunën e Prishtinës që të jetë më efikase në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
“Ky ligj kurrë nuk ka qenë dhe nuk është pengesë në moszhvillimin e veprimtarisë së udhëheqjes komunale”, shpjegon Veseli për Express.
Ai thotë se nuk është arsyetim i kryetarit të Komunës që për shkak të këtij ligji, i cili ende nuk është miratuar, nuk kanë arritur sukseset e deritanishme të Komunës.
“Kjo neglizhencë dhe dinamikë jo e theksuar për realizimin e projekteve është dështim i vetë kryetarit, gjegjësisht i ekipit që ai ka”, thotë opozitari Shemsi Veseli, duke e quajtur një justifikim të pandershëm punën e ligjit si arsyetim të mossuksesit të tij.
“Nëse Komuna ‘vepron’ drejt, ky ligj nuk e pengon takimin e kryetarit me bashkësitë lokale dhe qytetarët”, u shpreh shefi i opozitës.
Sidoqoftë, sipas Veselit, Ligji për Prishtinën i ka specifikat e veta, i cili mbështetet në Ligjin për vetëqeverisjen lokale, ligj ky i cili është i miratuar dhe mund të ekzekutohet.