E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi nuk do të diskutohet

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith, nuk dëshiron të spekulojë mbi atë se cili do të jetë mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi pavarësinë e Kosovës, por mendon se pas dhënies së mendimit nga GJND, nuk do të hapet çështja e statusit dhe se mundësia e ndarjes është opsion i përjashtuar.

Në një intervistë për FoNet, Feith ka thënë se mendimi këshillëdhënës i GJND’së ofron mundësi për dialog konstruktiv ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, dhe kjo është ajo që dëshiron ta shohë Brukseli.

“Si përfaqësues civil ndërkombëtar, duke folur në emër të vendeve që e kanë njohur Kosovën, më duhet të theksoj se nuk do të jetë e mundur që sërish të hapet çështja e statusit, ndërsa dialogu i mëtutjeshëm nuk duhet të ketë për qëllim ndarjen e Kosovës. Ekzistojnë vija të kuqe të caktuara, të cilat duhet të kihen në mendje”, ka thënë Feith.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›