E Shtunë, 31 Tetor 2026

E përdhunuan 6 gratë e tij, vdes burri

NIGERI-Një person tepër i njohur në një qytezë të Nigerisë ka gjetur vdekjen pasi është përdhunuar për vdekje nga 6 gratë e tij.

Uroko Onoja, një biznesmen i martuar me 6 gra që jetonte në Ogbadibo u kthye në banesë në orën 3 të drekës dhe kërkoi të shtrihet në dhomën ku jetonte gruaja më e re në moshë.
Por duket se femrat e tjera në shtëpi ishin xheloze që ai preferonte të renë ndaj sipas Nigeria’s Daily Post, ato kishin planifikuar një plan. ‘Të pesta hynë në dhomën e nuses më të re dhe të armatosura me thika e litarë i kërkuan atij të bënte seks me secilën prej tyre, të paktën 1 herë’, shkruan Nigeria’s Daily Post.

Beteja e seksit nisi fillimisht me gruan më të re në moshë. Por Onoja nuk mundi të marrë më frymë kur gruaja e tij e pestë iu drejtua shtratit të tij.
“Pushoi së marri frymë dhe unë renda drejt tij, por ato të pesta nisën të qeshin. Kur e panë që cështja u bë serioze, vrapuan në drejtim të pyllit dhe nuk i pashë më”, tregon më e reja e grave.

Okpe Odoh, kryeplaku i fshatit tha se e raportoi incidentin në polici. Sipas tij, policia hodhi dyshimet e para tek gratë e biznesmenit, të cilat u larguan në drejtim të pyellit menjëherë sapo Onoja vdiq.

Policia prej ditës së martë kur ndodhi ngjarja është në kerkim të grave përdhunuese.

(d.bonollari/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›