E Diel, 1 Nëntor 2026

Avioni francez bie ne oqean me 228 persona ne bord

Nje aeroplan francez me 216 udhetare dhe 12 anetare ekuipazhi ne bord, u zhduk mengjesin e djeshem nga ekranet e radareve te Brazilit, prej nga ishte nisur. Aeroplani, reliket e se cilit po kerkohen ne oqean, u ngrit nga Rio de Zhaneiro ne drejtim te aeroportit te Parisit "Charles de Gaulle", ku duhet te mberrinte rreth ores 11:00 te paradites se djeshme. Piloti kishte raportuar ne komunikimin e tij te fundit nje qark te shkurter, ndersa sipas meteorologut anglez Barry Gromett, ndoshta avioni eshte ndeshur me nje turbulence ajrore ne zonen ekuatoriale, qe njihet si zona intertropikale. Nderkaq, mediat italiane bejne te ditur se ne bord gjendeshin 10 shtetas italiane. Kompania ajrore i shprehu ngushellimet familjareve te atyre qe udhetonin me "Airbus 330 Air France", duke shtuar se nuk kane shpresa per te mbijetuar. "Mund te kete qene nje kombinim fatkeq i rrethanave, ndoshta ndonje vetetime e ka goditur ate", tha nje zedhenes i kompanise. Megjithate, sipas eksperteve te avioneve, nje vetetime e vetme nuk mund te jete shkaktarja e tragjedise. Flota braziliane nisi tre anije per kerkimet dhe me to u bashkuan edhe disa avione luftarake nga ishulli Fernando de Norohna.

18:45 - Ndihme nga SHBA-ja. Qeveria franceze i ka kerkuar ndihme Pentagonit per te gjetur aeroplanin "A 330 Air France", qe fluturonte nga Rio de Zhaneiro drejt Parisit.

18:06 - Ka dhjete italiane ne bord. Nder pasagjeret e "A 330 Air France" qe ka humbur gjurmet, ndodheshin 10 shtetas italiane, qe fluturonin ne drejtim te Parisit.

17:36 - Shumica e pasagjereve, braziliane. "Ekziston nje shumice brazilianesh, te pakten 80 prej tyre, 40-60 jane franceze, ndersa 25 gjermane, sipas te dhenave te deritanishme. Sipas kreut te ministrise franceze te Transporteve, Jean-Louis Borloo, te gjithe jane ne pritje te nje liste me te hollesishme. Mendohet se jane gjithashtu 6 daneze, 3 marokene dhe dy libaneze.

17:13 - Edhe gjermanet ne bordin e aeroplanit te zhdukur. Shumica e pasagjereve ishin me origjine braziliane, te pakten cereku i tyre franceze dhe rreth njezet gjermane.

17:07 - Ne bord kishte ndoshta edhe shtetas britanike. Kjo eshte frika e kryeministrit te Anglise, Gordon Brown."Ne po bejme te gjitha kontrollet e nevojshme", tha ai.

17:02 - Aeroplan kerkues ne zonen e kerkimit. Njesia braziliane e Forcave Ajrore ka derguar ne zonen ku ai u zhduk "A 330 Air France". Pajisje moderne po kerkojne nese ka persona te mbijetuar apo rrenoja te aeroplanit ne thellesite ujore.

16: 04 - France: "Supozime te papjekura". "Cdo supozim ne lidhje me shkaqet e zhdukjes se aeroplanit ne fjale do te jene "te rreme dhe te gabuar", per shkak se tani per tani askush nuk e di ndonje gje", tha nensekretari i Transportit Dominique Bussereau, duke folur per gazetaret ne aeroportin e Parisit, Roissy-Charles de Gaulle.

16:36 - Asnje anomali nga radari. Aeroplani Air France u zhduk ne Atlantik ne lartesine prej 11 mije metrash mbi nivelin e detit, ndersa udhetonte me shpejtesine 840 km / h. Kjo u be e ditur nga Forcat Ajrore Braziliane, qe shkeputi lidhjet me avionin ne oren 22:33 te mbremjes, sipas ores se Brazilit, respektivisht ne oren 03:33 me oren tone. Gjate kohes qe ishte ne toke, aeroplani nuk ka shfaqur asnje anomali.

16:35 - Aktivizohen numrat e gjelber. Tre numra te jashtezakonshem linjash te drejtperdrejta per urgjenca, jane aktivizuar per familjet e te udhetareve "Airbus 330" u zhduk papritur. Ministria e Jashtme franceze ka aktivizuar numrin: 0800174174. Dy numra te tjera jane ne dispozicion: 00.33.1.57.02.10.55 per thirrjet nga jashte dhe per 0800800812 ne France.

16:32 - "Misioni i shpetimit, shume i gjate". "Misioni i shpetimit do te doje shume kohe", tha anetari i Agjencise kombetare te Aviacionit ne Brazil, Dagllas Ferreira Machado.

16:21 - Ne bord presidenti i kompanise "Michelin" per Ameriken e Jugut. Sipas detajeve te para, ne listen e pasagjereve te aeroplanit te zhdukur ndodhej gjithashtu Luis Roberto Anastacio, presidenti i "Michelin" ne Ameriken Jugore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›