E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhuvani ne Kosove Nuk shpresoj Oscar

Regjisori Gjergj Xhuvani i ndodhur keto dite ne Kosove ne jurine e festivalit nderkombetar te filmit PriFilmFest eshte shprehur per mediat atje se per filmin e tij Lindje-Perendim-Lindje - perzgjedhur per te perfaqesuar Shqiperine ne kategorine e filmave te huaj per cmimin prestigjioz te filmit Oscar - nuk shpreson ne vleresimin me te larte hollivudian. Bordi i Qendres Kombetare Kinematografike ka marre vendimin qe ky film te perfaqesoje shtetin shqiptar ne edicionin e 83-te pasi ka shqyrtuar propozimet ne te cilat pervec Lindje eshte perfshire edhe Muaji i mjaltit me skenar te Genc Permetit dhe regji te regjisorit serb Goran Paskalevic. Por vete regjisori i ketij filmi Gjergj Xhuvani nuk shpreson se do te futet ne rrethin e ngushte per te garuar per Oscar. Propozimi eshte dicka e mire. Nje eksperience e re por une jam shume i sinqerte me vetveten. shte nje tentative e mire por nuk mendoj se filmi im do te marre Oscar - ka thene Xhuvani te merkuren ne mbremje per Kohen ditore. E rendesishme eshte qe prezantohet nje pune dinjitoze shqiptare por nuk e kam bindjen se do te hyje ne top peseshen megjithate ndihem mire - ka shtuar ai. Drejtori i Qendres Kombetare Kinematografike Artan Minarolli ka arsyetuar vendimin e bordit qe ka bere perzgjedhjen. Bordi e perzgjodhi kete film ne menyre unanime si film i mire por edhe per plotesimin e te gjitha kritereve per dy te tretat e autoresise shqiptare - ka thene Minarolli.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›