E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlanda hyn ne vallen greke borxh marramendes ndaj BE-se dhe FMN-se

Ministri irlandez i Financave Brian Lenihan tha te dielen se do t039i rekomandonte qeverise se vendit te tij qe ta pranonte nje pakete ndihme nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Nderkombetar

Pas negociatave katerditore me vendet evropiane z. Lenihan i tha televizionit publik irlandez RTE se ne nje mbledhje te kabinetit qeveritar te dielen ai do te deklaronte se ndihma nderkombetare ishte rruga me e mire.

Si minister pergjegjes une besoj se eshte e rendesishme qe ky shtet te vazhdoje ta financoje veten ne nje menyre te qendrueshme qe te ruhet stabiliteti ekonomik qe te mos kete rreziqe per huamarrjen qe i duhet shtetit per interesat e tij - tha ai.

Per te gjitha keto arsye une do ti rekomandoj qeverise qe te aplikojme per nje program ndihme nderkombetare dhe te nisim negociatat zyrtare.

Mospajtime

Bisedimet e zyrtareve irlandeze me institucionet financiare nderkombetare per nje plan shpetimi kane filluar qe para kater ditesh.

Por korrespodentet thone se pika kryesore e mospajtimeve eshte refuzimi i qeverise irlandeze per te rritur taksen relativisht te ulet mbi korporatat.

Autoritetet irlandeze argumentojne se niveli i saj aktual 12.5 per qind eshte me rendesi kyce per terheqjen e investimeve te huaja.

Dick Roche eshte ministri irlandez per Ceshtje Evropiane dhe ai tha per BBC-ne se kjo eshte ceshtje e panegociueshme.

Me eshte dashur ta them dhe ua kam thene dhe do ta perseris per nje kohe te gjate tu them kolegeve miqve zyrtareve evropiane se kjo eshte nje ceshtje me rendesi fondamentale per kete vend dhe ata duhet te shohin gjetke - tha z. Roche.

Unitet

Korrespondenti i BBC-se ne Dublin Joe Lynam thote se kjo eshte nje ceshtje ku te gjithe irlandezet bien dakord.

Nuk njoh asnje ekonomist ne kete vend apo asnje gazetar a komentator politik qe te mendoje se taksa mbi korporatat duhet te rritet thjesht ngaqe mendoj se kjo do te jepte nje sinjal te gabuar.

Firmat e medha qe kane ngritur selite e tyre ketu duke u bazuar tek kjo takse e ulet do te nisnin te largoheshin.

Ai shton se kompanite si Google Facebook Intel kompanite e medha farmaceutike sigurojne fitime substanciale ne Irlande dhe paguajne vetem 12. 5 per qind te fitimeve si takse duke mundesuar rikthimin e fitimeve substanciale ne bazat e tyre ne SHBA Zvicer e Gjermani.

Kunder uljes se takses se biznesit

Por qeveria irlandeze ende nuk bie dakord per kushtet e kesaj pakete.

Irlanda ka nje takse te ulet per biznesin e madh gje qe ka terhequr mjaft investitore ne Dublin si kompanine lsquoGoogle dhe qeveria e quan kete takse prej 12 per qind si te pandryshueshme dhe te panegociueshme.

Zyrtare te Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Nderkombetar po zhvillojne bisedime me autoritetet ne Dublin.

Franca dhe Gjermania kerkojne ndryshim te takses ndaj pritet qe negociatat te zgjasin deri ne javen e ardhshme.

Guvernatori i Bankes Qendrore te Republikes se Irlandes tha te merkuren se ai pret qe qeveria irlandeze te pranoje kredi te konsiderueshme me vlere prej dhjetera miliarda dollaresh per te ndihmuar mbeshtetjen e ekonomise se vendit.

Patrick Honohan tha se vendimin do ta marre vete qeveria irlandeze dhe jo ai.

Komentet e tij erdhen perpara bisedimeve ne Dublin midis qeverise irlandeze dhe zyrtareve nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Nderkombetar. Honohan tha se te gjitha palet e perfshira jane te angazhuara per zhvillimin e nje strategjie per tu marre me krizen financiare ne Irlande.

Komisioni i Bashkimit Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane nuk do te dergonin nje ekip kaq te madh nese ata nuk besonin se kjo ishte dicka rreth se ciles ata mund te bien dakord per nje pakete dhe se kemi te bejme me nje program qe eshte plotesisht i pranueshem per ata dhe qe ka te ngjare te jete i pranueshem edhe per qeverine dhe popullin irlandez - tha guvernatori i Bankes Qendrore te Irlandes Patrick Honahan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›