Kthehet Ferdinand

Nga Express më 22 shtator 2011 në ora 18:15
Rio Ferdinand do të jetë i gatshëm për Manchester Unitedin në udhëtim te Stoke City të shtunën, pasi menaxheri Sir Alex Ferguson tha se ka nevojë për përvojën e qendërmbrojtësit në përballje me skuadrën luftarake të Tony Pulis.
Ferdinand ka filluar vetëm dy prej pesë ndeshjeve të deritashme në Premierligë, ndërsa mungoi në fitoren 3-1 ndaj Chelseas javën e kaluar për shkak të një lëndimi në pulpë. Por, ai pritet të luajë kundër Stoke Cityt.
“Shpresoj që Rio të jetë gati për të shtunën. Na nevojitet përvoja e tij për ndeshjet si kjo”, tha Ferguson për www.manutd.com.