E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punonjësit e Tirana Bank dhurojnë gjak

Tirana Bank në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar kanë organizuar ditën e dhurimit vullnetar të gjakut nga të gjithë punonjësit e saj anembanë vendit, duke shënuar çeljen e iniciativës së quajtur “Muaji i kontributit të bankave”. Ky është viti i tretë që punonjësit e Tirana Bank dhurojnë gjak, dhe këtë vit banka ka kërkuar edhe mbështetjen e klientëve të saj për t’u bërë pjesë e kësaj iniciative të dhurimit vullnetar. “Ne jemi të lumtur ta çelim muajin e bankave me Tirana Bank”, - u shpreh Zamir Muça, sekretar i përgjithshëm i Kryqit të Kuq Shqiptar. “Prej tre vitesh, Tirana Bank na ka mbështetur, duke u bërë një shembull i rëndësishëm për institucionet e tjera. Tani, falë kësaj banke, të gjitha bankat e tjera që operojnë në Shqipëri kanë pranuar të jenë pjesë e të na mbështesin në këtë iniciativë të rëndësishme”, - ka shtuar më tej Muça. Nga ana e Tirana Bank, një falenderim i veçantë në këtë event erdhi nga drejtori i saj i përgjithshëm, Georgios Charalampakis, drejtuar Kryqit të Kuq Shqiptar dhe të gjithë punonjësve të Tirana Bank.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›