Pretendentet republikane per president zotohen se do te mbeshtesin Izraelin

Kandidater republikane per president ketu ne Shtetet e Bashkuara kritikuan me radhe dje ne Uashigton politikat e Presidentit Barak Obama ndaj Izraelit dhe Iranit.
Pretendentet republikane per Shtepine e Bardhe diskutuan dje ceshtje te politikes se jashteme ne pergjithesi dhe vecanerisht maredhenier me Izraelin kur folen dje ne Koalicionin Republikan Hebraik.
Te gjashte nga kandidatet qe folen kritikuan administraten Obama se ka qene ne menyre te panevojshme e ashper me Izraelin dhe nuk ka qene e ashper sa duhet me Iranin dhe ambicjet e tij berthamore. Mes tyre ishte kryesuesi i ri i gares se republikaneve ish kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Nju Gingric.
Perse te mos i themi Hamasit hiq dore nga dhuna dhe eja ne tryezen e bisedimeve. Perse te mos i themi Autoritetit Palestinez njih Izraelin dhe eja ne tryezen e bisedimeve. Ky presion e njeanshem duke presupozuar se eshte gjithmone faji i Izraelit pavaresisht se sa i keq eshte qendrimi i pales tjeter duhet te nderpritet.
Gingric ka dale ne krye para ish guvernatorit te shtetit Mesacusets Mit Romni ne anketat kombetare dhe ne sondazhet e votimeve para zgjedhjeve ne shtete te tilla si Ajovo dhe Karolina e Jugut.
Edhe zoti Romni foli ne Koalicionin Republikan Hebraik dhe tha se politikat e Presidentit Obama i kane inkurajuar konservatoret palestineze dhe kane sprapsur perspektiven e paqes.
Zoti Romni tha se nese zgjidhet president ne nentor te vitit te ardhshem viziten e pare jashte vendit do ta beje ne Izrael.
Dua qe bota ta dije se lidhjet ekzistuese me Izraelin jane te patundeshme. Une dua qe cdo vend ne rajon qe ndjek politika agresive ndaj Izraelit duhet ta dike se ambicjet e tij jane te pafrutshme dhe per me teper do te jene teper te kushtueshme.
Romni dhe Gingric kritikuan gjithashtu administraten Obama se ka bere shume pak per te ndalur perpjekjet e Iranit per te zhvilluar nje program armesh berthamore.
Edhe kandidate te tjere republikane qe folen ne forum shprehen shqetesimet e tyre per ambicjet berthamore te Iranit.
Ish senatori nga Pensilvania Rik Santorum kujtoi punen e tij ne Kongres per te perqendruar vemendjen tek Irani si kercenim si ndaj Izraelit ashtu edhe Shteteve te Bashkuara.
Ne te gjithe e kishim te qarte se kercenimi real ndaj shtetit te Izraelit kercenimi ndaj sigurise se vendit ne nje periudhe afatgjate ishte teokracia e Iranit.
Guvernatori i shtetit Teksas Rik Peri dhe perfaqesuesja e Minesotes Mishelle Bakman ishin gjithashtu mes atyre qe folen ne grupin republikan hebraik.
I vetmi mes kandidateve kryesore republikane qe nuk ishte ftuar te fliste ishte kongresemeni nga Teksasi Ron Pol i cili ka thene se si president do te mbeshteste perdorimin e forces ushtarake per ta parandaluar Iranin te zvhillonte aftesi per prodhimin e armeve berthamore.
Zyrtare te administrates Obama thone se Shtetet e Bashkuara mbeshtesin fuqimisht Izraelin. Keshilltarja e Shtepise se Bardhe Valeri Xharret i tha kanalit televiziv MSNBC se Presidenti Obama eshte thellesisht i preokupuar per Izraelin ne menyre personale dhe se angazhimi i administrates ndaj Izraelit eshte i fuqishem dhe i palekundur.