E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pretendentet vazhdojne te vuajne Kupen e Amerikes

Pretendentët vazhdojnë të vuajnë në Kupën e Amerikës. Ashtu si Brazili dhe Argjentina, një tjetër skuadrës që e ka fituar më shumë se dhjetë herë këtë veprimtari, Uruguaji i trajnerit Osakar Uashington Tabarez, nuk ka shkuar përtej barazimit në ndeshjen e parë.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin C, të kaltrit, që arritën në gjysmëfinalet e kampionatit të fundit botëror, barazuan 1-1 ndaj Perusë. Sulmuesi Paulo Guerrero kaloi në avantazh Perunë në mesin e pjesës së parë, ndërsa në minutën e fundit të këtij fraksioni Luis Suarez vuri barazpeshën. Në pjesën e dytë, Uruguaji nuk arriti të shfrytëzojë epërsinë teritoriale dhe kësisoj duhet të pajtohet me një pikë në ndeshjen e parë. Pas ndeshjes, trajneri Tabarez deklaroi:

„Nuk arritëm atë që donim, por në futboll ka gjithmonë disa rethana që vendosin rezultatin e ndeshjes. Kam besim se do të kualifikohemi dhe do të luajmë më mirë që në ndeshjen e ardhshme, sepse futbollistët që kam në dispozicion e kanë dhënë provën se janë gati në momentet më delikate.“

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të grupit C, Kili përmbysi disavantazhin fillestar dhe fitoi 2-1 ndaj Meksikës. Arturo Vidal shënoi golin e fitores, 15 minuta para fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›