E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool nuk llogarit në Jovanoviçin

Nga Express më 05 korrik 2011 në ora 17:33

Milan Jovanovic nuk është në planet e Liverpoolit për sezonin e ri. Sipas medieve angleze, sulmuesit serb i është sugjeruar që menjëherë ta gjejë një klub të ri.

Jovanovic ishte transferuar në Merseyside si lojtar i lirë verën e kaluar, pasi i kishte dhënë fund suksesit katërvjeçar me klubin belg Standard Liege.

Ai iu bashkua Liverpoolit gjatë kohës së Rafael Benitez, por pasi iku spanjolli, reprezentuesi i Serbisë duket se nuk pëlqehet nga trajneri Kenny Dalglish.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›