Marchetti në Lazio

Nga Express më 05 korrik 2011 në ora 15:22
Federico Marchetti edhe zyrtarisht është transferuar në Lazio.
Portieri italian të martën ka kaluar testet mjekësore, derisa me klubin romak ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2016.
“Unë zgjodha Lazion pasi ka një projekt të rëndësishëm dhe ky është një shans i madh për mua”, ka thënë ai. Sipas medieve italiane, Lazio do t’i paguajë Cagliarit mbi 5 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Marchetti, i cili do ta zëvendësojë portierin uruguaian Muslera, i cili u transferua në Galatasaray.
28 vjeçari gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Torinos, Biellese, AlbinoLeffe etj.