E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihamidziç në Wolfsburg

Nga Express më 05 korrik 2011 në ora 16:38

Hasan Salihamidziç ka përfunduar aventurën te gjiganti italian Juventus, derisa karrierën do ta vazhdojë në Bundesliga, respektivisht te skuadra e Wolfsburgut.

Klubi gjerman ka bërë të ditur se mesfushori boshnjak ka nënshkruar kontratë njëvjeçare. Për ish reprezentuesin e Bosnjës, futbolli gjerman është shumë i njohur, pasi për 18 vjet rresht ishte pjesë e tij.

Nga sezoni 1995 e deri më 1998 ishte pjesë e Hamburgut, ku më pas u transferua te gjiganti gjerman Bayern Munchen, me të cilin luajti nga sezoni 1998 deri më 2007, kur u transferua në Juventus.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›