Pretendimi i PS, sot miratimi i kutive të votimit
Ndonëse ka qenë në rendin e ditës, KQZ-ja, me kërkesë të përfaqësuesit të Partisë Socialiste, Genc Gjoncaj, shtyu për në mbledhjen e radhës (sot) shqyrtimin e projekt-vendimit për miratimin e modelit të kutisë së votimit
TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyu për ditën e sotme shqyrtimin e projekt-vendimit për miratimin e modelit të kutisë së votimit, kutisë së materialeve zgjedhore dhe kodeve të sigurisë që do të përdoren për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Ndonëse ka qenë në rendin e ditës, KQZ-ja, me kërkesë të përfaqësuesit të Partisë Socialiste, Genc Gjoncaj, shtyu për në mbledhjen e radhës shqyrtimin e këtij projektvendimi. Gjoncaj kërkoi shtyrjen, me arsyetimin se nuk është njohur në kohë me materialet që shoqërojnë këtë projekt-vendim. Sipas projekt-vendimit, përmasat, transparenca dhe elementet e sigurisë në kutinë e votimit, do të jenë të njëjta me ato që u përdorën për zgjedhjet vendore në 2007-ën, çka do të thotë se KQZ-ja do të përdorë kutitë e 2007-ës edhe në zgjedhjet e 28 qershorit. Kutitë e vjetra do të rivihen sërish në përdorim, pasi kanë rezultuar të përshtatshme dhe tepër të sigurta. Kodet e sigurisë që u përdorën për mbylljen e kutive të votimit në zgjedhjet lokale, edhe pse janë në gjendje në magazinën e KQZ-së, nuk do të përdoren në zgjedhjet e qershorit, pasi mund të përbëjnë rrezik për ecurinë e procesit elektoral. KQZ-ja pritet të vendosë në mbledhjen e nesërme edhe për blerjen e kodeve të reja me elemente të tjera sigurie, në sasinë 90 mijë copë.
(d.b/GSH/BalkanWeb)