Pretendon se është 127 vjeç, por duket e pabesueshme

Juana Bautista de la Candelaria Rodriguez
Një grua e cila pretendon se është njeriu më e vjetër në botë, nuk është e besueshme nga zyrtarët e librit të Rekordeve Guinness. Juana Bautista de la Candelaria Rodriguez thotë se ka lindur në vitin 1885, gjë e cila e bën atë më të vjetër se Statuja e Lirisë në Nju Jork.
Kjo gjithashtu do të thotë se ajo është 12 vite më e vjetër se mbajtësja e rekordit, amerikanja Bese Cooper, e cila është 115 vjeçe.
Karta e identitetit të Juanës thotë se ajo ka lindur me 2 shkurt të 1885 në Ceiba Hueca, në Kubë, ku ajo ende jeton.
Por zyrtarët e gjerondologjisë, të cilët verifikojnë pretendimet për librin e Rekordeve Guinness, besojnë se ajo ka ndryshuar moshën. Të dhënat nuk na japin arsye që të besojmë këtë pretendim, thotë Robert D Young. Nëse shikon dokumentet që ajo disponon, duket se janë të viteve 1950.
Gjithashtu ai thotë se ajo duket mjaft e zhdërvjellët për moshën që pretendon se ka, lëvizjet, e folura dhe qëndrimi nuk janë karakteristika fizike që mund të ketë një persona në moshën 127 vjeç. /F.S/