E Diel, 1 Nëntor 2026

Muzika italiane në zi, vdes Lucio Dalla

Muzika italiane ka humbur krejt papritur një prej veteranëve dhe zërave të saj më të dashur.

Këngëtari italian Lucio Dalla është ndarë sot nga jeta në moshën 69-vjeçare. Kantautori që kompozoi Caruso, ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak në Montreaux, në Zvicër, ku gjendej për një seri koncertesh.

Dalla ishte i pranishëm në Festivalin e Sanremos para pak ditësh, ku pati dy role: atë të autorit të Nano dhe drejtuesit të orkestrës.

Kënga më e njohur e Lucio Dalla-s është Caruso, versione të të cilës u kënduan edhe nga Luciano Pavarotti e Andrea Bocielli, duke u kthyer në suksese të padiskutueshme. Interpretimi i Pavarotit shiti rreth 9 milionë kopje, ndërsa pak më vonë versioni i Bociellit u shit në 16 milionë kopje në mbarë botën.

Hiti i parë i Lucio Dalla-s ishte 1 mars 1943 (ditëlindja e tij), një këngë që njohu suksesin në Festivalin e Sanremos e që do të bëhej e njohur me titullin Gesu bambino. / Gazmira Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›