E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkonin një qen për aventurat seksuale, gjejnë prangat e policisë

Shane Walker dhe e shoqja, Sarah Dae

Një çift amerikan dhe një person i tretë kanë rënë pre e një operacioni të fshehtë policor, duke përfunduar të arrestuar për bashkëpunim në kryerjen e marrëdhënieve seksuale me kafshë.

Shane Walker dhe e shoqja Sarah Dae, të cilët u shprehën në polici se ndiqnin praktikat e shkëmbimit të partnerëve dhe kishin një martesë të hapur, u zbuluan teksa planifikonin kryerjen e marrëdhënies së çuditshme së bashku me të dashurin e gruas.

Dy meshkujt kishin planifikuar të shikonin gruan duke kryer marrëdhënie me një qen të racës Golden Shepherd, për të cilin kishin nisur kërkimet në faqen e njoftimeve Craiglist.

Walker, 38 vjeç, është asistent fluturimesh, ndërsa e shoqja, 34 vjeçe, ushtron në mënyrë të pavarur profesionin e fotografes.

Ata kishin shkëmbyer e-maile me pronarin e një qeni të tillë për tre javë. I zoti i viktimës së mundshme kishte kontaktuar policinë, e cila pasi ka ndjekur gjurmët, ka arrestuar treshen me shije të çuditshme.

Joe Arpaio, sherifi i kontesë Maricopa, ku ndodhi ngjarja, u shpreh: Njerëzit që kërkojnë këtë lloj kënaqësie janë padyshim një racë tjetër, ndryshe nga e jona.

Arpaio, i njohur si një prej sherifëve më të ashpër të Amerikës për shkak të qëndrimeve të tij ndaj emigrantëve ilegalë, kërkoi që faqja e Craiglist të monitorohet më në detaje, një apel ky i përsëritur pas një rasti të ngjashëm një vit më parë. / G. N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›