Napoli kërkon të marrë Levandovskin
Sulmuesi i Dortmundit, Robert Levandovski, edne pa mbaruar sezoni, u vu në qendër të merkatos, madje mediet gjermane gati sa nuk e zyrtarizuan kalimin e tij te Bajerni i Mynihut. Por e ardhmja e polakut Levandovski mund të vendoset gjatë javëve në vazhdim. Një tjetër ekip që ka shtuar interesimin për sulmuesin e Dortmundit është klubi i Napolit në Serinë A.
Napoli interesohet për polakun, pasi e shikon si zëvendësuesin e denjë të Edinson Kavanit, i cili mund të transferohet te Paris Saint-Germane sezonin e ardhshëm. Por agjenti i sulmuesit nuk pranon të japë shumë detaje, shifra apo klauzolë të transferimit të tij.
Megjithatë, pavarësisht se Napoli ka hyrë në lojë, kjo nuk do të thotë se klube të tjera në Europë nuk e pëlqejnë atë, duke filluar që nga kampionët në fuqi të Europës, Bajerni i Mynihut. Por edhe Murinjo e do te Çelsi, edhe pse klubi londinez nuk ka bërë një ofertë zyrtare për Levandovskit. Edhe Mançester Siti në Angli, pas shitjes së Tevezit, kërkon një sulmues-goli dhe Levandovski mund të ishte futbollisti ideal.
Gjithsesi, java e ardhshme do të vërë piketat se ku mund të luajë Robert Levandovski javën e ardhshme, i cili gjithnjë e më shumë duket larg Dortmundit, pasi këtë gjë e ka shprehur edhe ai vetë, teksa ka kërkuar të largohet nëse ka oferta për të.
(d.b/BalkanWeb)