Prezantohen vepra studimore dhe monografike në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë
Shtëpia Qëndrore e ushtrisë hap dyert për vlerat e arsimit kombëtar. Në ditën e udhërrëfyesve të dijes, në formën e një feste letrare dhe arsimore u prezantuan vepra studimore dhe monografike "Historia e Arsimit në Dibër" nga Fatos Daci dhe "Xhemal Koçi -Mësues i Popullit pa dekret" nga autori Lulzim Koçi.
Festa letrare e mësuesve, organizuar nga lidhja e intelektualëve dibranë ndriçoi një kolanë personalitetesh të arsimit shqip që prej fillesave qindra vjeçare me ngritjen e shkollave nën perandorinë osmane.
E veçanta e festës ishte prania e shumë anëtarëve të disa familjeve dibrane si Daci dhe Shehu në rrugën e bukur e të lodhshme të mësuesisë.
Ndërsa krijuesi i shkollës së parë në Batër të Martaneshit, mësuesi i fshatit Shën Mëri dhe Qafë Mollë Xhemal Koçi u vlerësua si profesionist human në formimin e breznive të Tiranës dhe Matit.
Portretet e mësuesve të përkushtuar na shpalosen plot fakte të reja, dëshmi e imazhe të panjohura si një pasuri memorien e arsimit shqiptar.