E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punimet e një skenografi ekspozohen në Muzeun Kombëtar

Marjus Spahiu vjen për publikun me ekspozitën e tij të parë vetjake në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Përveç pikturave, dje ai prezantoi dhe një punim të Mclaren Mercedes, por ndryshe nga të parat, makina e vitit 2007 me të cilën ka garuar Alonso dhe Hamilton nuk është projektuar nga inxhinierët anglo-gjermanë, por nga dora e një piktori dhe skenografi shqiptar.

Unë jam skenograf dhe kam materiale të tjera që përdor për skenografinë. Kjo është bërë me materiale rrethanore dhe kjo është gjëja e më e çuditshme e kësaj makine, shprehet Marjus Spahija. Pas artistit Sajmir Strati, edhe Marjus Spahija kërkon të futet mes rekordmeneve në librin Guinnes. Por në fillim do ti duhet kohë për të menduar rreth projektit të ri që do të mund tia mundësojë këtë mrekulli. Dua te rrezikoj prapë me një projekt tjetër dhe sa ta gjej do filloje realizimin, theksoi Spahija. Në këtë ekspozitë vëmendjen e publikut e tërhoqën dhe shumë punime të tjera të realizuar me mjeshtëri, të punuara në vaj apo dhe teknika të tjera. Gjatë ditëve që kjo do të jetë e hapur për publikun, ai do të mund të shikojë një talent arti, që siç shprehet dhe vetë, për atë është vetëm fillimi i shumë projekteve të tjera.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›