Prezantohet Falcao. Pritet nga 10 mije tifoze ne Madrid

Atletico Madridit ka prezantuar sulmuesin Radamel Falcao, i cili u transferua në mënyrë të bujshme të skuadra spanjolle, megjithëse kërkohej nga disa prej ekipeve më të mëdha të Europës përfshirë Realin apo Chelsea. Falkao, i cili shënoi 38 gola në sezonin e fundit me Porton ku fitoi edhe Ligën e Eropës u transferuar te Atletiko për 40 milkionë euro.
"Pranova këtë ofertë për arsye personale, por edhe për sfida të tjera në karrierën time. Atletiko është një klub i madh dhe luan në një prej kampionateve më të bukur të botës”, ka thënë Falkao në konferencën e parë për shtyp si lojtar i Primera Division.
Sulmuesi kolumbian më pas u prit si hero nga më shumë se 10 mijë tifozë në stadiumin ‘Vicente Calderon”, ndërsa me skuadrën e tij të re, 25- vjeçari do të mbajë veshur fanellën me numrin nëntë që përpara pak vitesh mbahej nga Fernando Torres.
Falcao cilësohet si një nga sulmuesit më të talentuar në qarkullim, ndërsa sezonin e fundit hyri në histori si golashënuesi më I mirë në një sezon të Ligës së Europës. Ai shënoi 17 gola, duke kaluar të madhin Jurgen Klinsman, i cili realizoi 15 gola kur Bajerni i Mynihut fitoi Kupën UEFA në vitin 1996.
Përvec Falcao, Atletiko e Madridit ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshjen me Porton për të blerë mesfushorin portugez Ruben Micael për pesë milionë euro.
Nertan Prifti