E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtohen vrasjet shumica nga grindjet banale

Shqipëria vazhdon të jetë e mbërthyer nga shifrat e larta të kriminalitetit kundër personit dhe veçanërisht atij me te rëndit, vrasjes. Bashkuar dhe ngjarjet kriminale të ndodhura përgjatë 24 orëve të fundit, nga janari e deri më sot në Shqipëri janë vrarë 75 persona, shifra këto të cilat tejkalojnë kuotat me 57 vrasje për 6-mujorin e parë të 2010-ës.

Në vitin 2010, në Shqipëri u regjistrua një numër prej 115 vrasjesh, por numri i lartë i ngjarjeve kriminale përgjatë këtij viti tregon shifra në rritje krahasuar kjo me 6-mujorin e vitit që lamë pas. E ndërsa 2010 kulmoi me krimin brenda familjes,viti 2011, krahas shifrave të larta të vrasjeve për motive gjakmarrjeje, po shënon numër në rritje të vrasjeve për motive banale ose konflikte të çastit.

Nga 75 viktimat me armë zjarri apo të ftohta gjatë këtij viti, vihet re tendenca e lartë e grave dhe vajzave të ekzekutuara për motive xhelozie apo nderi, ku vetëm për këtë vit në rang vendi janë shënuar 13 të tilla kryesisht në zona rurale. Por krahas numrit gjithnjë në rritje të vrasjeve, policia e shtetit vazhdon të ketë një zbulueshmëri të lartë të krimeve si dhe arrestimit të autorëve, por një nivel të ulët parandalimi.  

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›