Prezantohet Prefekti i ri i Tiranës
Prefektura e Tiranës që nga sot do të ketë një drejtues të ri. Zv/Ministri i Punëve të Brendshme, Ferdinad Poni, ka prezantuar sot në mesditë Prefektin e ri, Keltis Kruja. Parardhësi i tij, Ruzhdi Keci ka lënë këtë detyrë për arësye shëndetësore. Keltis Kruja ka ushtruar më parë detyrën e Drejtorit të Inspektimit në Ministrinë e Brendshme. Në këtë ceremoni preznatimi, Prefekti i ri Kruja, deklaroi se do të angazhohet për të çuar para punën e nisur nga paradhësi i tij Keci dhe të zbatojë me rigorozitet ligjin.