Obama e Mubarak, plan i ri paqeje Izrael-Palestinë
Pas takimit që patën në Shtëpinë e Bardhë dy Presidentët, ai amerikan, Barak Obama dhe ai egjiptian, Hosni Mubarak u shprehën për një plan të ri paqeje në Lindjen e Mesme. Obama tha se shpreson që vendet arabe të tregojnë vullnet të mirë për bashkëpunim ndaj Izraelit dhe se palestinezët të punojnë më shumë në lidhje me sigurinë. Për Mubarak, ndërmarrja e hapave konkretë për rinisjen e negociatave për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme, ishte e domosdoshme.
“Jam optimist për disa ndryshime që kam parë kohët e fundit”- shtoi ai.
Plani i paqes mes Izraelit dhe Palestinës parashikohet të shpallet dhe të nisë zbatimin brenda muajit shtator. Të dy liderët ranë dakort për rolin kyç që duhet të luajnë në ndërmjetësimin për marrëveshje mes dy palëve.