E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stina e nxehtë, 150 fëmijë të sëmurë në ditë në Fier

150 të shtruar në ditë ka arritur numri i fëmijëve, të cilët vizitohen në seksionin e pediatrisë në Fier. Si pasojë e viruseve të stinës ky fluks i fëmijëve pritet të jetë ende në rritje. Ndërkohë mjekët shprehen se nuk ka pasur komplikacione dhe se gjendja është normale.
Dhimitër Dhamo, mjek “Fëmijët paraqiten me temperaturë, Bronko Pneumoni, Angina, Laringite të cilat kërkojnë ndërhyrje urgjente nga personeli i shërbimit mjekësor i këtij spitali.”
Stina e nxehtë e verës si dhe fluksi i ardhjes së emigrantëve, ka shtuar fluksin e punës në Spitalin Pediatrik të Fierit. Sipas mjekëve situata është e njejtë me atë të një viti më parë ndërkohë që vetëm gjatë 24 orëve të fundit numërohen rreth 70 vizita fëmijësh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›