Prezantohet Tiago

Transferimi i fundit i Atletico Madrid, Tiago Mendes, është prezantuar edhe zyrtarisht të martën paradite në stadiumin Vicente Calderon, në kryeqytetin spanjoll.
Ish futbollisti i Juventus i ka thënë të përditshmes spanjolle As se dëshiron ta shfrytëzojë si është më së miri këtë transferim të tij në Spanjë dhe se dëshiron t’i gëzojë tifozët e tij të rinj.