Chamakh, i pavendosur

Ka mbetur ende gjithçka të vendoset për sulmuesin maroken, Marouane Chamakh. I lidhur me kontratë me Bordeaux deri në fund të sezonit, 26 vjeçari kërkohet nga klubet angleze Arsenal dhe Liverpool.
“Dëshiroj që situata ime të zgjidhet sa më shpejt. Në këtë mënyrë, në rast se do të vendosja që ta lëshoja Bordeaux, klubi ka mundësi ta gjejë zëvendësuesin tim. Ende po mendoj se çka të bëj, është një vendim jo i lehtë”, theksoi Chamakh.