E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohet "Vodafone Home", risia e vërtetë për komunikimin në shtëpi

"Vodafone Albania" kapërcen kufijtë e shërbimeve telekomunikative të lëvizshme dhe ju sjell një risi të vërtetë për komunikimin në shtëpi përmes prezantimit të shërbimit "Vodafone Home". Duke filluar nga 19 qershori konsumatorët shqiptarë do të kenë mundësinë për të përdorur një shërbim i cili do të reduktojë dukshëm koston e telefonatave të bëra nga shtëpia duke i dhënë më tepër vlerë komunikimit të tyre. "Vodafone Home" është një zgjidhje që i drejtohet individëve dhe familjeve që dëshirojnë të kenë një shërbim telefonik të besueshëm në shtëpitë e tyre, si në zonat urbane dhe ato rurale të Shqipërisë, pa kosto instalimi dhe në mënyrë të menjëhershme - pa u nevojitur që të presin për një periudhë të gjatë kohe. "Vodafone Home" ofron thirrje me kosto të ulët drejt numrave fiks duke filluar nga 4.17 lek për minutë (pa TVSH), shërbim interneti, SMS, sekretari telefonike, identifikim të thirrjeve hyrëse, etj. Klientët duhet të zgjedhin një prej planeve tarifore me parapagesë ose me kontratë, si dhe një prej aparateve opsionalë telefonikë: "Sagem RL 302" ose "Jablocom GDP-04A", të cilët ofrojnë veçori të përparuara dhe kombinojnë kapacitetet e aparateve celularë dhe telefonave tradicionalë të shtëpisë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›