E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohet Vucinic nga Roma kalon te Juventus

Juventus vazhdon projektin për t’u rikthyer sërish në majat e futbollit italian dhe atij europian, duke prezantuar blerjen e fundit në merkaton e verës Mirko Vuçiniç. Sulmuesi nga Mali i Zi u tranferuar te skuadra bardhezi, pas një paraqitje të shkëlqyer me Romën. Juventus ka paguar 15 milionë euro për Vucinic, i cili ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare. Vetë futbollisti është shprehur entuziast për këtë transferim, ndërsa sipas tij, për të luajtur me Juventus refuzoi ofertën e Manchester United.

“Jam i emocionuar dhe entuziast për këtë aventurë të re me Juventus. Gjatë muajit të fundit jam kontaktuar edhe nga Alex Ferguson, por preferova Juventus për historinë e tij. Jam këtu për të fituar”, ka thënë Vuçiniç në konferencën e parë si lojtar bardhezi.

Sulmuesi nga Mali i Zi është futbollisti i fundit që bashkohet me Juventus, i cili është treguar shumë aktiv në këtë merkato. Pas disa sezonesh pa tituj, klubi bardhezi kërkon të kthehet te suksesi, ndërsa tani ka shpenzuar 67 milionë euro për blerjet e reja përfshirë edhe Arturo Vidal, i cili u transferua me bujë nga Bajer Leverkusen.

Nertan Prifti Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 03 gusht 2011 )

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›