E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrolli ne veri Thaci Duhet te vepronim me pare

Kryemininistri i Kosovës, Hashim Thaçi tha sot në mbledhjen e qeverisë se në veri të Kosovës do të respektohet plotësisht kushtetura dhe ligjet si dhe do të ndërpritet plotësisht kontrabanda. 

“Rikthim të gjendjes së para 25 korrikut nuk do të ketë, ky është qëndrim i konfirmuar edhe sot edhe nga Brukseli dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës, se rikthim se para 25 korrikut nuk do të ketë, ajo gjendje është e pakthyeshme dhe definitivisht do te kemi respektim te plotë të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, me ndërprerje të plotë të kontrabandës”-tha kryeministri Thaçi.

Thaçi paralajmëroi se të gjithë ata që shkelën ligjin në këtë pjesë të vendit, kontrabandistët dhe eksponentët e krimit, do të japin llogari para drejtësisë.
 
“Vendimi për të futur në kontroll vendkalimet kufitare në veri të vendit ka qenë i vonuar dhe të gjithë zyrtarët ndërkombëtarë janë të befasuar se pse nuk është vepruar tash e 12 vjet nga ana e institucioneve të Kosovës. Pra, veprimi ka qenë i vonuar, por shumë i drejtë”-tha ai.

Kryeministri i Kosovës tha se për fat të keq, zyrtarët serbë ende po futen në mënyrë klandestine, dhe janë të vetmit në Europë që lëvizin në mënyrë të tillë.  Ai këmbënguli se Beogradi është fajtor për tensionin dhe dhunën në veri, pasi janë të lidhur me kriminelët dhe madje edhe po bllokojnë rrugët e komunikimit. 

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›