E Diel, 1 Nëntor 2026

Prezantohet i plotë monumenti i Pavarësisë

TIRANË- Arkitektët ideues të Monumentit të 100-vjetorit të Pavarësisë, Visar Obrija dhe Kai Kiklas prezantuan sot të plotë projektin e tyre fitues që pritet të ngrihet në kryeqytet.

Autorët e kanë vizituar disa herë Tiranën dhe përpara se të skiconin idenë e tyre kanë kanë hulumtuar në lidhje me historinë dhe traditat e Shqipërisë ku u ka rezultuar se kulla është objekti që i simbolizon më mirë shqiptarët.

“Ky monument është një simbol për vetë popullin që ka qënë i shtypur për një kohë të gjatë, por ka qënë edhe i fortë. Kulla e cila hapet simbolizon hapjes drejt Pavarësisë”, tha Visar Obroja gjatë konferencës në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Monumenti i dy arkitektëve që jetojnë në Gjermani, përbëhet nga dy trupa që përfaqësojnë një kullë të hapur dhe të rrotulluar, ku një pjesë mban tavanin dhe tjetra dyshemenë. “Vizitori nga trupi i parë krijon idenë e shtypjes, izolimit, ndërsa trupi i dytë është ai që përcjell ndjenjën e lirisë dhe pavarësisë ku dyshemeja e të cilës simbolizon themelin mbi të cilin është ngritur liria”, tha Obrija. 

Por, koncepti i monumentin thellohet më tej. Sipas Obrija dhe Kiklas pavarësia e fituar nuk është një ngjarje që ndodh vetëm një herë, por është një gjëndje që vazhdon. “Ky trup është një tërheqje vëmendjeje që lirinë dhe pavarësinë që duhen ruajtur dhe duhet punuar për to”, tha kosovari Visar Obrija.
Monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë do të jetë 8 metra i lartë dhe i përmasave 4x4. Ai do të jetë prej çeliku ndërkohë që në anët e jashtme do të ketë panele bronxi të cilët do të jetë si piramida të thyera herë nga brenda dhe herë nga jashtë duku mundësuar kështu ndiçimin e brendshëm të monumentit edhe natën.
Trupat janë në një kënd 45o nga njëri-tjetri dhekjo bën që nga kënde të ndryshme monumenti të ketë pamje të ndryshme. Idenë e tyre autorët e kanë shprehur përmes një banese të hapur si dy gjysma kubi ku njëra gjysëm mbas çatinë e tjetra platformën, mes të cilave qytetarët mund të kalojnë. Në brëndësi të një trupi do të jetë e gdhendur Deklarata e Pavarësisë kurse në trupin tjetër shqiponja.

“Bronxi nxihet me kalimin e kohës, ndërkohë që pjesët që mund të preken nga vizitorët nuk do të nxihem dhe kjo mundëson që monumenti të ndryshojë pamje vazhdimishtë”, tha Kai Kiklas.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›