E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani i fundit, ndërtimi i një tjetër ''Titanic''

SIDNEJ- Miliarderi australian, Clive Palmer njoftoi se ka planifikuar ndërtimin e anijes së njohur transatlantike ''Titanic'', e mbytur në prill të vitit 1912.
Palmer u tha gazetarëve se ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë kineze ''CSC'' për të ndërtuar ''Titanic 2'', që do të jetë gati për të lunduar në vitin 2016.

"Do të jetë po aq luksoz sa 'Titanic'-u origjinal, por, natyrisht, do të ketë teknologjinë e shekullit XXI dhe sistemet e fundit të navigacionit dhe të sigurisë", tha Palmer.
''Titanic''-u origjinal u mbyt në prill të vitit 1912 gjatë lundrimit të parë.
Anija goditi një ajsberg duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 1 500 pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›