Prezantohet në Santiago Bernabeu Ronaldo
Cristiano Ronaldo është prezantuar dje në mbrëmje në Santiago Bernabeu, i pritur nga më shumë se 80 mijë tifozë. Pjesëmarrja ka qenë e barabartë për të mos thënë më e madhe se ajo që pati Maradona kur shkoi te Napoli. 24-vjeçari ka vendosur edhe rekordin e transferimit më të shtrenjtë në historinë e futbollit, 94 milionë euro. Në sy ra emri pas fanellës, Ronaldo pa shkronjën e C përpara që ka qenë zakonisht. 24-vjeçari portugez është shprehur i kënaqur për vendimin që ka marrë, një ëndërr që realizohej. Në prezantimin e mesfushorit kanë qenë legjendat e futbollit Alfredo Di Stefano dhe portugezi Eusebio. Pasi ka sjellë te Real futbollistë si David Beckham, Zinedine Zidane e Luis Figo, Florentino Perez ka shpenzuar rreth 215 milionë euro vetëm për Ronaldo, Kaka, sulmuesin francez Karim Benzema dhe mbrojtësin Raul Albiol.